Bashkia Kukes nisi sot rindertimin e shtepise se poetit disident Havzi Nela.

Ceremonia e fillimit te punimeve u zhvillua ne Kollovoz, ne rrenojat e shtepise ku lindi dhe u rrit martiri Havzi Nela.

I pranishem ne kete ceremoni, Kryetari i Bashkise Z.Bashkim Shehu, duke vleresuar kontributin e Havzi Neles ne sherbim te vlerave me te larta te demokracise tha se :-“Rindertimi i shtepise se Havzi Neles eshte nje vlere e shtuar per Kukesin. Shtepia muze do te jete e hapur per te gjithe banoret e Kukesit dhe jo vetem, edhe per vizitoret e huaj dhe te gjithe ata qe kane deshire te njihen me jeten dhe vepren e Havzi Neles. Kjo eshte nje dite e mire per Kukesin”.







Rindertimi i shtepise, te cilen Bashkia Kukes do e ktheje ne shtepi muze, do te perfundoje ne daten 10 Gusht, date e cila perkon me 30 vjetorin e ekzekutimit me varje te Havzi Neles.

Bashkia Kukes ne kuader te 30 vjetorit, pak dite me pare inaguroi bustin e poetit ne bulevardin Dituria prane gjimnazit te Kukesit qe mban emrin e poetit. Ne praine e shume shkrimtareve te njohur te penes e artit u organizua dhe nje ceremoni solemne dhe simpozium shkencor per Havzi Nelen, ndersa ne daten 10 Gusht, eshte parashikuar peligrinazhi i shkrimtareve dhe artisteve, jo vetem nga Shqiperia por edhe me gjere, prane varrit dhe shtepise muze te Havzi Neles.