Ne nje ceremoni zyrtare te organizuar nga Bashkia Kukes u vendos busti i Heroit tonë Kombëtar, Skenderbeut.

Te pranishem ne kete ceremoni ishin edhe qytetare te shumte te Kosoves.

Rivendosja e bustit te Skenderbeut u be pikerisht ne diten e 550 vjetorit te vdekjes se Tij, 17 Janar.


Kryetari i Bashkisë, Z.Bashkim Shehu tha se ky vit eshte shume i rendesishem per mbare shqiptaret duke marre vlera te veçanta patriotike, e ne kete kontekst edhe bashkia e Kukesit çel siparin e aktiviteteve te shumta ne vitin mbarekombetar te Gjergj Kastriotit Skenderbeut.

Busti i Skenderbeut eshte veper e skulptorit Odhise Paskali. Ai u vendos per here te pare ne trojet shqiptare pikerisht ne Kukes, me 28 Nentor te vitit 1939, por me permbytjen e qytetit te Kukesit te Vjeter, ky bust, u zhvendos ne qytetin e Kukesit te Ri. Gjate punimeve per rikualifikimin urban te sheshit kater vite me pare, busti u hoq per tu rivendosur pikerisht sot.