Bashkia Kukës vazhdon punën për zbatimin e projekteve që synojnë përmirësimin e infrastrukturës rrugore në të gjitha njësitë administrative.

Në fshatin Kolesjan, në segmentin prej 800m ka nisur hedhja e shtresës së fundit të asfaltit dhe shumë shpejt kjo rrugë do jetë në shërbim të banorëve të zonës.



Në Kalimash ka nisur puna për shtrimin me asfalt të rrugës së fshatit deri tek shkolla.

Gjithashtu këtë javë nis puna edhe për ndërtimin e unazës së qytetit, një projekt madhor që do ti japë fund njëherë e mirë edhe problematikës shumëvjeçare të rrugës së tregut.