Rreth 400 gra e vajza pritet te punesohen ne fillim te vitit te ardhshem ne Kukes. Ky fakt u konfirmua nga Kryetari i Bashkise, Z.Bashkim Shehu dhe administratori i fabrikes se kepuceve ne Tirane, Z.Skender Pashaj.

Kryetari i Bashkise zhvilloi nje takim pune ne ambientet e kesaj kompanie e me pas vizitoi repartet e saj, ne te cilat jane te punesuar 1060 punetore.

Kompania e prodhimit te kepuceve “FITAL”, nje kooperim Shqiptaro-Italian, tashme ka permbyllur te gjitha procedurat ligjore ne Kukes. Ka blere 8 mije metra katrore toke ne afersi te fshatit Nange dhe ne fillim te vitit do te nise edhe puna per ndertimin e fabrikes.

Administratori Pashaj thote se gjithcka do te behet brenda afateve dhe qe nga muaji Shkurt do te nisin edhe kurset kualifikuese per punetoret qe do te punoesohen ne fabrike.

Fabrika, krahas ambienteve te punes do te kete edhe kuzhinen, mensen, infermierine dhe çdo element tjeter ne sherbim te punonjesve.

Faza eksperimentale ka nisur gjate ketij viti me nje grup prej rreth 30 punetoresh, faze e cila eshte vleresuar si e kenaqshme nga administratori i kompanise.

Kryetari i Bashkise, Z.Bashkim Shehu tha se gjate vitit 2018 do te kete edhe investitore te tjere ne Kukes, qe do te ndikojne ne menyre te ndjeshme ne uljen e papunesise dhe permiresimin e situates social-ekonomike te banoreve.

Brenda dy viteve numri total i punetoreve ne fabrike do te shkoje ne rreth 600 persona.