• GJELBËRIMI
  • Komuniteti gëzon një frymë bashkëpunuese që vihet re në kërkesat për përmirësimin e kushteve mjedisore të qytetit dhe në nismat e ndryshme të instuticioneve. Gjatë mandatit të kaluar Bashkia kë bërë ndërhyrje të konsiderueshme në drejtim të rritjes së siperfaqeve të gjelberimit në brendësi të lagjeve të qytetit, por kjo gjë duhet të shoqërohet dhe me proçesin e mirmbajtjes dhe ndërgjegjësimit të komunitetit për ruajtjen e tyre.
    Nevoja për organizime qytetare në OJF apo grupime të tjera në dobi të përmiresim të kushteve të jetesës dhe mjedisit është gjithnjë në rritje, kjo e lidhur drejtpërdrejt me rritjen e qytetit dhe problematikave të zhvillimit të tij.
    Shtimi dhe përmirësimi i mjediseve të gjelbra është një tjëtër element, i cili duhet të merret në konsideratë për krijimin e një mjedisi të shëndetshëm dhe estetik. Kjo në rradhë të parë kërkon përcaktimin konkret në terren të zonave të gjelbra, dhe specifikimin e instrumenteve për mbrojtjen dhe zhvillimin e tyre në të ardhmen.
    Ekzistenca e burimeve të shumta ujore duhet të shfrytëzohet nga autoritetet dhe banorët e zonës, si një potencial për krijimin dhe shtimin e zonave të gjelbra.

    Po japim sipërfaqet e gjelbra në m2  të ndara sipas lagjeve:

    VendodhjaNjësiaSasia
    Lulishte në Lagjen Nr 1m28800
    Lulishte në Lagjen nr 2m26500
    Lulishte në Lagjen Nr 3m26200
    Lulishte në Lagjen Nr 4m23770
    Lulishte në Lagjen Nr 5m226100
    Lulishte në Lagjen Nr 6m23600
    Lulishte në Lagjen e Re m20
    Lulishte në Gostilm22500
    Fidanishte dekorative e Bashkisëm235700
    Breza pyjore mbrojtëm236000
    Parku I zabelitm228000
    TOTAL LULISHTE Bashkiam2151170
    Sipërfaqe lulishte per banorëm27.05
    Drurë dhe shkurre dekorative total BashkiaCopë11358
    Gardh I gjelbër total Bashkiaml7321
    Burimi I informacionit - Dr e Sherbimeve Bashkia Kukës

  • PASTRIMI
  • Shërbimi i pastrimit të qytetit realizohet nga sektori i pastrimit që funksionon në kuadër të Drejtorisë së Shërbimeve Publike të Bashkisë Kukës.
    Ky shërbim konsiston në:
    Ngarkimin e mbeturinave urbane që kryhet nga brigada e pastrimit të konteniereve e përbërë nga 9 punonjës të cilët punojnë nga ora 21:00 deri në orën 05 :00. Pas pastrimit kontenirët dizenfektohen.
    Gjithsej në qytet janë të vendosur në bazë të një plani 100 kontenierë.
    Në një zonë të qytetit ( lagjia e re ) bashkia mendon të vëjë në zbatim një menyrë të re pastrimi ajo me anë të qeseve plastike të shpërndara në çdo familje si dhe vendosja e kontenierëve të vegjël plastic në disa pika të lagjes kjo e kushtëzuar dhe nga sistemi urbanistik i vendosjes së objekteve të banimit në këtë pjesë të qytetit.
    Transporti i mbeturinave urbane kryhet me mjete teknologjike gjithsej tre mjete në një distancë prej 12 km deri tek gropa e grumbullimit dhe përpunimit të mbeturinave urbane.
    Për përpunimin e mbeturinave bashkia ka në projekt ndërtimin e një impianti që plotëson të gjitha parametrat teknike.
    Fshirja e rrugëve dhe trotuarëve të bashkisë  rreth 70000 m2 realizohet nga brigada e pastrimit e përbërë nga 15 punonjës të cilët punojnë nga ora 23:00 deri në 07:00  .
    Në kuadër të realizmit të shërbimeve në stinën e verës nga muaji maj deri në shtator kryhet pastrimi i qytetit në një sipërfaqe prej 35900 m2
    Evadimi i dëborës dhe hedhja e krypës realizohet në stinën e dimrit me mjetet e bashkisë për të krijuar lehtësi në qarkullimin e njerëzve dhe mjeteve.
    Drejtimi dhe kontrolli i realizimit të shërbimeve publike kryhet nga Drejtoria e Shërbimeve Publike pranë Bashkisë Kukës.