Detyrat dhe përgjegjësitë e Inspektoriatit të Ndërtimit:

  1. Inspektimi dhe kontrolli i subjekteve ndërtuese;
  2. Verifikimi dhe kontrolli i çdo proçedure (kërkesë, ankesë si dhe konstatimet në terren) të ndjekur nga ana e inspektorëve duke respektuar të gjitha afatet e parashikuar me ligj;
  3. Shkëmbimi i informacioneve dhe ndjekja e praktikave të përbashkta me I.N.U.K;
  4. Prioriritet kanë projektet e miratuara në Urbanistikës si p.sh sistemimi i blloqeve të banimit, zgjerimi i infrastrukturës rrugore etj;
  5. Bashkëpunimi dhe shkëmbimi i informacioneve me Policinë Bashkiake;
  6. Bashkëpunimi me Drejtorinë e Taksave për vjeljen e Gjobave të vendosura nga Inspektorati;
  7. Mbajtja e kontakteve të vazhdueshme me Z.R.P.P, me Drejtorinë Rajonale të ALUIZNI, Arkivin vendor për verifikim dhe konfirmim dokumentesh;
  8. Verifikim dhe konstatim i praktikave të ndjekura nga ish Policia Ndërtimore.

Objekti i kontrollit të Inspektoriatit të Ndërtimit:

Ndërtimet me dhe pa leje:

  1. Objektet e ndërtimit përcaktohen në ligjin, “Për disiplinimin e punimeve të ndërtimit” dhe “Për urbanistiken”, përfshirë rikonstruksione, zgjerime, ndryshime destinacioni etj.

Për objekte pa leje:

  1. Urdhëron menjëherë pezullimin e ndërtimit dhe ndjek të gjithë hapat e përcaktuara në ligj.

Për objektet me leje:

  1. Verifikon dokumentacionin tekniko-ligjor dhe zbatimin e kondicioneve të sheshit dhe lejes së ndërtimit të objektit në ndërtim;
  2. Ndryshimet në vendosje;
  3. Ndryshimet në prmasa dhe volum;
  4. Ndryshimet në arkitekturë;
  5. Mungesa në dokumentacion;
  6. Kontrollon kantierin e ndërtimit, sigurimin teknik, etj.

Evidentimi dhe vendimi

Procesverbali

Pezullimi

  1. Kur objekti është pa leje deri në prishje;
  2. Ka mangësi të dokumentacionit deri në plotësim, ose sipas një afati të arsyeshëm (p.sh 60 dite);
  3. Ka shkelje të kondicioneve dhe arkitekturës deri në korrigjim/prishje;

Sanksionet

  1. Dënimi me gjobë;
  2. Nuk pengon marrjen e vendimit për pezullimin.

Prishja

  1. Ku ndërtimi është pa leje;
  2. Kur nuk plotësohen kërkesat sipas vendimit të pezullimit.