Policia Bashkiake ushtron veprimtarinë e saj duke u bazuar në ligjin nr.8224 datë 15.05.1997  “Për organizimin dhe funksionimin e policisë së Bashkisë”.

Funksionet dhe Kompetencat e Policisë Bashkiake

L I G J I N r 8224 date 15.05.1997

NDRYSHUAR ME LIGJIN 8335 date 23.04.1998

PËR ORGANIZIMIN DHE FUNKSIONIMIN E POLICISË BASHKIAKE DHE TË KOMUNËS.

  • Neni 1
  • Neni 2
  • Neni 3
  • Neni 4
  • Neni 5
  • Neni 6
  • Neni 7
  • Neni 8
  • Neni 9
  • Neni 10
  • Neni 11
  • Neni 12
  • Neni 13
  • Neni 14
  • Neni 15
  • Neni 16
  • Neni 17
  • Neni 18
  • Neni 19
  • Neni 20
  • Neni 21
  • Në Republikën e Shqipërisë pranë bashkive e komunave organizohet e funksionon Policia Bashkiake dhe e Komunës. Për detyrat që kryen ajo është në vartësi të Kryetarit të Bashkisë e të Komunës.
    Policia Bashkiake dhe e komunës është organ ekzekutiv që ka për detyrë të kryejë funksione në shërbim të rendit e të qetësisë dhe mbarëvajtjes së punëve publike brenda territorit të Bashkisë e të komunës në përputhje me dispozitat e këtij ligji dhe që nuk janë në kopetencë të autoriteteve të tjera shtetërore.
    Policia Bashkiake dhe e Komunës nuk është pjesë përbërëse e Forcave të Armatosura.

  • Policia e bashkisë dhe e komunës, si rregull, ka këtë strukturë:

    • Inspektori – Shefi i seksionit të policisë në bashki ose në komunë;
    • Policë.
  • Kryetari i Bashkisë dhe Komunës emëron dhe shkarkon drejtuesin e Policisë së Bashkisë dhe të komunës
    Drejtuesi i Policisë Bashkiake e të Komunës duhet të jetë diplomuar në Akademinë e Rendit Publik. Ai kryen me autorizim të Prokurorit dhe funksione të oficerit të Policisë Gjyqësore.

  • Pranimi në Policinë Bashkiake a të Komunës bëhet sipas kritereve të përcaktuara nga Ministri i Pushtetit Vendor dhe Decentralizimit dhe Ministri i Rendit Publik.
    Oficerët e Policisë së Bashkisë e të Komunës kryejnë me autorizim të oficerit të Policisë Gjyqësore dhe funksione të oficerit të Policisë Gjyqësore.
    Pranimi dhe lirimi në Policinë e Bashkisë a të Komunës bëhet sipas kritereve të përcaktuara nga Ministri i Pushtetit Vendor dhe Decentralizimit dhe Ministri i Rendit Publik.
    Oficerët, inspektorët e Policisë së Bashkisë a të Komunës kryejnë me autorizim të Prokurorit edhe funksione të oficerit të Policisë Gjyqësore.

  • SHFUQIZOHET

  • Drejtuesi i Policisë së Bashkisë apo të Komunës përgjigjet për kryerjen e shërbimeve të kësaj policie në përputhje me ligjin.

  • Punonjësit e Policisë të Bashkisë a të Komunës i nënshtrohen kualifikimit dhe trajnimit.

  • Policia e Bashkisë dhe e komunës ka për detyrë

    1. Të sigurojë zbatimin efektiv të akteve të nxjerra nga Kryetari i Bashkisë apo i Komunës. Dhe Vendimeve të Këshillit që kanë të bëjnë me sigurimin e rendit e të qetësisë dhe mbarëvajtjen e punëve publike.
    2. Të marrë masa për ruajtjen e pasurisë së Bashkisë atë të komunës si dhe të atyre që administrohen nga ana e saj.
    3. Të sigurojë zbatimin e urdhërave të nxjerra nga Kryetari i Bashkisë apo Komunës në lidhje me personat  juridik e fizikë, që nuk plotësojnë konform ligjit detyrimet financiare e fiskale, ndaj Bashkisë apo Komunës, si dhe çdo detyrim tjetër pasuror ndaj tyre.
    4. Të mbikqyr e verifikojë nëse shtetasit në administrim të pasurisë së tyre, zbatojnë ose plotësojnë kërkesat e akteve bashkiake.
    5. Të mbikqyr dhe të marrë masa ndaj shtetasve, subjekteve fizike e juridike, kur konstaton shkelje të rregullave për hedhjen, grumbullimin, largimin dhe përpunimin e mbeturinave, dhe për mbrojtjen e mjediseve publike.
    6. Të kontrollojë, bllokojë, pezullojë dhe prishë ndërtimet e paligjshme, kur vendoset nga organi përgjegjës i bashkisë apo komunës. Të ndalojë zënien e paligjshme të trojeve, ndërtesave dhe objekteve të bashkisë a të komunës si dhe të organizojë lirimin e tyre. Për zbatimin e akteve të organeve të bashkisë a komunës në fushën e urbanistikës, bashkëpunon me inspektoratin shtetëror të ndërtimit, në bazë të akteve ligjore, nënligjore dhe marrëveshjeve përkatëse.
    7. Të kujdeset për qetësinë publike, duke shmangur zëniet, mënjanuar zhurmat e shkaktuara nga grumbullimet e njerëzve, autoparlanteve, radiove e magnetofonëve. Rënia e pavend e borive të automjeteve në rrugë, banesa, plazhe e mjedise të tjera publike, që sjellin shqetësime për të tjerët.
    8. Të marrë masa për ruajtjen e rendit, kur ka grumbullime njerëzish, si në tregje, panaire, ceremoni publike, artistike, fetare e sportive, në kinema, teatro, pallate e salla sportive, objekte të kultit dhe në mjedise të tjera publike..
    9. Të inspektojë tregjet, të kontrollojë zënien e vendeve për tregti ambulante, të verifikojë pajisjen me licencë të tregtarëve dhe personave të tjerë që merren me veprimtari shitblerjeje, me tregtimin e pijeve alkoolike, objekteve me vlera artistike e kombëtare, lëndëve djegëse, të kontrollojë respektimin e masës, peshës dhe çmimin e shitjes
    10. Të kujdeset për respektimin e orarit të shërbimit të njësive tregtare, bufeve, restoranteve, bilardove, lojrave të fatit e të objekteve të tjera me veprimtari publike, si dhe për zbatimin nga ana e tyre të rregulloreve apo urdhërave të nxjerra nga Kryetari i Bashkisë apo i Komunës.
    11. Të kontrollojë marrjen e masave të sigurisë që parandalojnë fatkeqësitë e ndryshme natyrore si dhe të ndihmojnë në kapërcimin e tyre duke i dhënë ndihmë të dëmtuarve në raste urgjente.
    12. Të marrë masa të përkohshme ndaj të sëmurëve psiqike në gjendje të rëndë, që krijojnë shqetësime për rendin publik.
    13. Të kujdeset për ruajtjen e afisheve, njoftimeve e shpalljeve publike si dhe heqjen e atyre të paligjshme ose të pa autorizuara.
    14. Të kontrollojë dhe marrë masa për ndërhyrjet e paligjshme dhe dëmtimet në rrjetin e ujësjellësit, shpërdorimin e ujit të pijshëm , dëmtimet dhe ndërhyrjet në sistemin e rrugëve dhe të kanalizimeve.
    15. Të kontrollojë dhe të marrë masa për zbatimin e akteve ligjore e nënligjore, ndaj subjekteve që ushtrojnë veprimtari në transportet rrugore.
    16. Të kontrollojë e të marrë masa për zbatimin e akteve ligjore e nënligjore, ndaj subjekteve që përdorin rrugët publike në përdorim, pronësi të bashkisë apo të komunës.
    17. Të kryejë shërbime të përkohshme për rregullimin e trafikut në pjesë të veçanta të rrugëve dhe qendrave të banuara për nevoja të aktiviteteve të bashkisë  apo komunës, të zbatimit të projekteve të shërbimeve publike dhe të komunitetit duke bashkëpunuar me policinë rrugore.
  • Për rastet kur nevojitet zbatimi forcërisht i kopetencave drejtuesi i policisë së bashkisë apo të komunës njofton 5 ditë përpara personin e interesuar.

  • Kur gjatë kryerjes së shërbimit konstatojnë elemente të një vepre penale , punonjësit e policisë së bashkisë apo të komunës kryejnë këto detyra:

    • bëjnë përpjekje për parandalimin e pasojave të saj
    • bllokon autorin në kushtet e flagrancës
    • ruan dhe fikson provat në vendin e ngjarjes
    • jep ndihmën e parë viktimave apo personave të demtuar

    Përdorimi i armës nga ana e punonjësve të policisë bashkiake bëhet vetëm në kushtet e përcaktuara në ligjin Nr 8290 date 24.02.1998,  PËR PËRDORIMIN E ARMËVE TË ZJARRIT

  • Punonjësit e policisë së bashkisë apo të komunave në zbatim të kopetencave të tyre , kane të drejtë të thërrasin në mjediset e policisë së bashkisë apo të komunës shtetasve të ndryshëm që kanë shkelur dispozitat e këtij ligji.

  • Policia e bashkisë a komunës bashkëpunon me strukturat e mbrojtjes civile në raste të fatkeqësive natyrore, zjarreve, përmbytjeve, tërmeteve etj.

  • Për shkeljet e vërejtura punonjësi i bashkisë apo i komunës ka të drejtë të gjobisë në vend personat përgjegjës në masën 500 deri në 5000 lekë.
    Kundravajtësit janë të detyruar të paguajne gjobën brenda 5 ditëve nga dita e dhënies,
    Për çdo ditë vonesë gjoba paguhet me kamatë 2 %. Me kalimin e afatit njëmujor , gjoba vilet sipas rregullave të përcaktuar në ligjin . PËR KUNDRAVAJTJET ADMINISTRATIVE .

  • Policia bashkiake dhe e komunës ka uniformën e saj të ndryshme nga ajo e policisë së shtetit , Punonjësit e saj kanë shenjën dalluese dhe numrin personal,
    Punonjësit e policisë së bashkisë dhe të komunës pajisen me armë.
    Pajisja me armë , mënyra e ruajtjes dhe e mbajtjes së saj rregullohet me akte të Ministrit të Brendshëm,

  • Ministri i Brendshëm miraton rregulloren tip të policisë së bashkisë e komunës,

  • Në raste nevoje , kur çmohet e domosdoshme për ruajtjen e rendit , Shefi i Komisariatit të Policisë dhe Kryetari i Bashkisë apo të Komunës mund të bashkërendojnë veprimet e policive me miratim të Prefektit

  • Numri i përgjithshëm i punonjësve të policisë së bashkisë  apo  të  komunës miratohet nga Këshilli i Ministrave me propozim të Ministrit të Pushtetit Vendor dhe Decentralizimit,
    Struktura,pagat dhe shpenzimet buxhetore janë në kopetencë të Këshillit të bashkisë a komunës.

  • Punonjësit e policisë së bashkisë a të komunës gëzojnë mbrojtje të njëjtë ligjore me punonjësit e policisë së shtetit.

  • Ngarkohet Këshilli i Ministrave dhe Ministri i Pushtetit Vendor e Decentralizimir të nxjerrin akte nënligjore në zbatim të këtij ligji.

  • Çdo dispozitë që bie në kundërshtim me këtë ligj shfuqizohet

  • Ky ligj hyn në fuqi me 15 korrik 1997,
    Shpallur me dekretin Nr 1801 date 22.05.1997 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë.