Ndihmë ekonomike u jepet familjeve të shtetasve shqiptarë, të cilëve u mungojnë të ardhurat dhe mjetet e jetesës krejtësisht, ose i kanë ato të pamjaftueshme. Për përfitimin e ndihmës ekonomike kryetari i familjes duhet të dorëzojë pranë Drejtorisë së Ndihmës Ekonomike këto dokumentat:

 

  1. Deklaratën për gjendjen social – ekonomike të familjes, sipas mod.1, e cila plotësohet nga kryefamiljari, një herë në vit.
  2. Deklaratën sipas mod.2, e cila plotësohet detyrimisht çdo muaj
  3. Çertifikatë familjare ku të shënohet familje e vjetër dhe për ndihmë ekonomike.
  4. Çertifikatën e pronësisë të lëshuar nga Zyra e regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme.
  5. Aktin e marrjes në pronësi ose në përdorim të tokës (nëse kanë).
  6. Vërtetim si banor i njësisë administrative, firmoset ne kadastër që nuk ka tokë.
  7. Vërtetim si punë kërkues të papunë, për të gjithë anëtarët e familjes të aftë për punë.
  8. Vërtetim i periudhës së trajtimit me pagesë papunësie.
  9. Librezat e punës të noterizuara.

 

Familjet e ardhura nga fshati dhe të rregjistruara në zyrën e gjiendjes civile të Bashkisë Kukës, pas datës 1 Gusht 1991, për përfitimin e ndihmës ekonomike, përveç dokumentave të mësipërm duhet të paraqesin:

 

  1. Vërtetimin e nënshkruar nga kryetari i komunës, nga kryetari i fshatit dhe përgjegjësi i zyrës së kadastrës, ku të thuhet se këto familje nuk disponojnë tokë në pronësi, sipas vendimit të komisionit të ndarjes së tokës, meqenëse janë larguar nga vendbanimi, para datës 1 Gusht 1991, për arsye pune.
  2. Kopjet e librezave të punës, të noterizuara, që vërtetojnë se pjesëtarë të të tyre kanë qenë të punësuar nga çasti i largimit nga vendbanimi në fshat.
  3. Çertifikatën e pronësisë së tokës dhe kategorinë e saj, në rastet kur kanë përfituar tokë.
  4. Dokument ku të vërtetohet se kanë përfituar ndihmë ekonomike në venbanimin e mëparshëm, brënda 30 ditëve nga momenti regjistrimit në vendbanimin e ri.

 

Familjet që pretendojnë të trajtohen me ndihmë ekonomike për herë të parë, duhet të dorëzojnë dokumentacionin e nevojshëm pranë Drejtorisë së Ndihmës Ekonomike me datë 16 të çdo muaji.

Familjet përfituese duhet të paraqiten për të plotësuar deklaratën sipas mod.2, nga data 1 deri më datë 15 të çdo muaji, pranë administratorëve të ndihmës ekonomike të njësive administrative përkatëse.