• Invaliditeti i punës

    Dokumentacioni i invaliditetit të punës:

    1. Kërkesë për trajtim
    2. Fotokopje e kartës së identitetit
    3. Kopje e librezës së invaliditetit
    4. Vertetimi i KMCAP-së, me vulën e njomë ku të jetë përcaktuar grupi i invaliditetit
    5. Çertifikatë familjare e personit të paaftë

    Të drejtën e përfitimit të shtesës mujore e kanë:

    • Të gjithë invalidët e punës që marrin aktualisht pension invaliditeti
    • Të gjithë ato persona që kanë qenë invalid pune deri në momentin e mbushjes së moshës për pension dhe që kanë dalë në pension pleqërie
    • Të gjithë ato invalid që janë deklaruar invalid përgjithmonë
  • Personat me aftësi të kufizuar

    Dokumentacioni i personave me aftësi të kufizuar:

    • çertifikatë e gjendjes familjare;
    • çertifikatë personale me fotografi;
    • vendim i KMCAP-së, i cili verteton shkallën e paaftësisë së personit
    • fletë – drejtimi për në KEMP, kur personi komisionohet për herë të parë;
    • epikriza përcjellëse sa herë rikomisionohet.

    Kur personat me aftësi të kufizuar plotësojnë kushtin për të përfituar kujdestar, ky i fundit duhet të paraqesë në bashki këto dokumenta:

    • çertifikatë personale me fotografi të personit kujdestar;
    • deklaratë që kujdestari është i zgjedhur nga personi i paaftë ose familja;
    • raport mjeko – ligjor që verteton që kujdestari është i aftë fizikisht dhe mendërisht.

    E drejta e përfitimit të aftësisë së kufizuar humbet për të gjithë ato persona të cilët hyjnë në mardhënie pune.

  • Para dhe tetraplegjikë

     Dokumentacioni i personave para dhe tetraplegjikë:

    • kërkesë për trajtim;
    • çertifikatë personale me fotografi;
    • një kopje e noteruar e librezës së invalidit Paraplegjik dhe tetraplegjik;
    • vendim i KMCAP-së, i cili vërteton shkallën e invaliditetit, nevojën për kujdestar, periudhën e përfitimit;
    • të deklarojë para administratorit përkatës emrin e kujdestarit, kur ai me vendim e përfiton kujdestarinë, duke paraqitur deklaratën noteriale të nënshkruar nga invalidi dhe kujdestari.
  • Të verbërit

    Dokumentacioni i verbërisë:

    • kërkesë për trajtim;
    • çertifikatë personale me fotografi;
    • vendim i KMCAP-së, i cili vërteton shkallën e paaftësisë së personit,
    • përqindjen e shikimit, nevojën për kujdestar;
    • kopje e noteruar të librezës së verbërisë të lëshuar nga shërbimi social shtetëror;
    • kopje e noteruar e librezës së punës kur ka qenë në mardhnëie pune me kooperativën bujqësore;
    • deklaratën noteriale mes të verbërit dhe kujdestarit si dhe adresën e kujdestarit;
    • çertifikatë familjare kur kujdestari është pjestar i familjes;
    • çertifikatë personale me fotografi të kujdestarit, kur ai është i zgjedhur jashtë familjes.

    Të verbërit që ndjekin shkollat e mesme dhe të larta, duhet të paraqesin këto dokumente:

    • vërtetim të firmosur nga titullari dhe sekretari i shkollës i cili të përmbajë merin e përfituesit, llojin e arsimit që ndjek, si dhe vitin shkollor;
    • vërtetim të firmosur nga titullari dhe sekretari i shkollës për frekuentimin e shkollës nga përfituesi çdo tre muaj;
    • kopjen e noteruar të dëftesës shkollore të çdo viti për shkollën e mesme dhe të diplomës në mbarim të shkollës së lartë.

    Si kujdestar i personit të verbër mund të jetë prindi i tij, një pjestar tjetër i familjes ose personi i zgjedhur nga i verbri, me kusht që kujdestari të ketë zotësi të plotë për të vepruar.