Qendra Kulturore e Bashkisë organizoi takimin për ndarjen e çmimeve për esenë më të bukur për figurën e Skënderbeut.

Çmimet u ndanë në një atmosferë shumë të bukur, në të cilën mori pjesë edhe kryetari i Bashkisë, Z.Bashkim Shehu, i cili premtoi ndihmë të vazhdueshme për të rinjtë dhe u bëri thirrje atyre për angazhimin me projekte me qëllim që jeta kulturore në Kukës të bëhet më e pasur.





Kryetari i jurisë Petrit Palushi informoi se u paraqitën 37 punime, ku pas seleksionimit të parë prej 10 esesh, u shpall edhe eseja fituese e konkursit e shkruar nga nxënësja e gjimnazit “Havzi Nela” Ardenisa Onuzi.

Juria kishte në përbërje Petrit Palushin, Fitor Ollomanin dhe Trëndelina Terziun.

Në fund u ndanë edhe shpërblime për fituesit