Pas takimit që kryeministri zhvilloi me kryetarët e bashkive të Shqipërisë në lidhje me tregjet e kafshëve të gjalla dhe sigurinë ushqimore, Bashkia Kukës zhvilloi një takim informues me veterinerët dhe tregtarët e kafshëve të gjalla të Kukësit, të cilëve iu bë me dije se pas datës 1 Dhjetor asnjë kafshë nuk do të lëvizë në tregje pa regjistrin e saj përndryshe do të sekuestrohen.



Në këtë kuadër Bashkia Kukës ka ngritur një grup pune me specialistë e veterinerë dhe në bashkëpunim me Drejtorinë Rajonale të Bujqësisë Kukës, AKU-në dhe Policinë e Shtetit, pas datës 1 Dhjetor do të nisë një aksion kontrolli në të gjitha tregjet, për të siguruar dhe garantuar që, lëvizja e kafshëve në tregje të bëhet vetëm për kafshët e matrikulluara dhe të shoqëruara me çertifikatën veterinare, e cila garanton që kafshët janë të shëndetshme. Në të gjitha tregjet e kafshëve duhet të instalohet sistemi i informacionit blegtoral dhe veterinar “RUDA”, ku do të ketë të pasqyruar të gjitha të dhënat për kafshët që hyjnë dhe dalin nga tregu. Në ketë sistem bëhet regjistrimi dhe çregjistrimi i kafshëve sipas  destinacionit, fermë ose thertore.