Nis puna për zbatimin e projektit rehabilitues në bllokun e pallateve të lagjes 3 të qytetit.

Pas përmirësimit të kushteve të motit, sot nisi puna për zbatimin e projektit pilot për rehabilitimin e plotë të hapësirave publike në bllokun prej 4 pallatesh në lagjen 3 të qytetit.



I pranishëm në inagurimin e fillimit të punimeve, Kryetari i Bashkisë, Z.Bashkim Shehu në fjalën e tij për mediat tha:

-“Pas një pune mjaft të mirë nga Inspektoriati i Mbrojtjes së Territorit Vendor (IMTV) me prishjen e ndërtimeve pa leje, tani është momenti i duhur të fillojmë me punë konkrete dhe në funksion të banorëve. Kjo punë e nisur sot përfshin rehabilitimin e plotë të gjithë hapësirave publike, duke filluar që me kanalizimet, trotuaret, parkingjet, hapësirat e gjelbërta, ndriçimin dhe gjithçka tjetër të nevojshme për shfrytëzuesit e tij. Pas përfundimit të zbatimit të këtij projekti do të bëjmë të pamundurën që të njëjtin model ta zbatojmë në të gjitha lagjet e tjera të qytetit.”



Gjatë fjalës së tij Kryebashkiaku Shehu theksoi se puna e IMTV për prishjen e ndërtimeve pa leje nuk ka përfunduar, por i bëri thirrje edhe INUK-ut kombëtar që të bëjë punën e tij.

Sistemimi i shesheve të pallateve 1,2,3,4 të lagjes 3 të qytetit është një projekt i financuar nga Bashkia Kukës dhe kap vlerën 15,840,000 lekë.