Kryetari i Partise Demokratike te Shqiperise, Z.Lulzim Basha ishte ne Kukes per te pare nga afer situaten e veshtire krijuar nga reshjet e shumta te debores dhe temperaturat e uleta.

Z.Basha u prit dhe u informua ne detaje per situaten nga Kryetari i Bashkise, Z.Bashkim Shehu.

Kryebashkiaku Shehu tha se: “situata megjithese me veshtiresi, eshte perballuar me sukses nga Bashkia. Perjashtuar Arrnin dhe Borjen, pothuajse ne te gjitha Njesite e tjera Administrative jane hapur rruget. E gjithe administrata eshte ne gadishmeri dhe shume shpejt, garantojme te gjithe banoret, te gjitha rruget do te jene te hapura. I bejme thirrje Emergjencave Civile qe mos ti marre me shaka kerkesat per ndihme te Bashkise Kukes.”

Ne deklaraten e tij per mediat, Kryetari i Partise Demokratike, Z.Lulzim Basha tha:

“Qeveria të shpallë gjendjen e emergjencës. Veshtiresite nuk kane kaluar nga moti i keq qe ka perfshire vendin ne kete fillim viti, ndaj i bej thirrje Rames qe te lere shfaqjet mediatike dhe te zgjidhe problemin e energjise dhe te ngrohjes per qytetarët e Kukesit, Hasit e Tropojes.”