Me uljen e temperaturave dhe fillimin e reshjeve të dëborës, Kryetari i Bashkisë, Z.Bashkim Shehu mblodhi në një takim Shtabin e Emergjencave dhe kryetarët e 14 Njësive Administrative të Bashkisë Kukës.



Në këtë takim u diskutua në lidhje me problemet që kanë aktualisht Njësitë Administrative të cilat kërkojnë zgjidhje emergjente si dhe masat që duhet të merren për përballimin e situatës dimërore.

Kryetari Shehu e vuri theksin tek gadishmëria dhe shërbimi ;- “të shfrytëzojmë të gjitha mjetet e njohjet, bashkëpunimi me kompanitë që operojnë në zonë dhe institucionet duhet të jetë maksimal, rrugët për asnjë lloj arsye nuk duhet të bllokohen; duhet tu gjendemi sa më afër banorëve në këto ditë të vështira”.


Ndërkohë që gjatë orëve të para të mëngjesit, për shkak të ngricave në rrugë si pasojë e uljes së temperaturave, kompania e kontraktuar për mirëmbajtjen e rrugëve në qytet nisi punën me hedhjen e kripës.