Kryeministri i Republikës së Kosovës, Z.Ramush Haradinaj, priti në takim një delegacion nga Bashkia Kukës të kryesuar nga kryetari Z. Bashkim Shehu.

Kryeministri Haradinaj e falenderoi kryetarin Shehu për kontributin e jashtëzakonshëm që banorët e Kukësit kanë dhënë për Kosovën, në etapat më të rëndësishme historike.

Më tej, kryeministri Hajradinaj theksoi gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të thelluar bashkëpunimin për të gjitha temat me interes për të dyja vendet, veçmas për bashkëpunim të dyanshëm, konkretisht mes komunave kufitare.

Kryetari i Bashkisë së Kukësit, Z.Bashkim Shehu, përgëzoi kryeministrin Haradinaj për marrjen e përgjegjësive të reja, duke kërkuar përkrahjen e Kosovës në projekte ekonomike të Kukësit.