Kryetari i Bashkise Kukes, Z.Bashkim Shehu, gjate vizites ne Kosove u takua edhe me Ministren e Mjedisit dhe Planifikimit Hapsinor, Zj.Albena Reshitaj.

Kryetari Shehu ne kete takim diskutoi rreth problematikave te perbashketa mjedisore nderkufitare dhe veçanerisht problemin e ndotjes se Liqenit te Kukesit nga lumenjte Drin i Bardhe e Drin i Zi. Kryetari Shehu kerkoi nxitjen e bashkepunimit me autoritetet vendore kufitare dhe atyre qe pershkon lumi Drin i Bardhe per te gjetur rruget e perbashketa drejt zgjidhjes njehere e mire te ketij problemi.
Ministrja Reshitaj vuri theksin ne projektet konkrete te Qeverise se Kosoves per zgjidhjen e problemit te ndotjes se ujrave, vecanerisht te atyre qe ndikojne ne ndotjen masive te Liqenit te Kukesit. “Sa i perket lumit Drin kemi nje donacion prej 1.5 milion euro që përfshinë pastrimin dhe rregullimin e shtratit. Kjo dëshmon se ne e kemi marrë me seriozitet çështjen e lumit Drin duke u angazhuar për një zgjidhje të qendrueshme”– eshte shprehur ministrja Reshitaj.
 
Ministrja e Kosoves dhe Kryetari i Bashkise rane dakort per nje takim te perbashket ne Kukes, ku do te marrin pjese Ministri i Mjedisit i Shqiperise, Z.Blendi Klosi, Ministrja e Mjedisit e Kosoves, Zj.Albena Reshitaj dhe autoritet vendore nderkufitare per te diskutuar me tej rreth problematikave mjedisore por edhe atyre te turizmit.