Ujësjellësi i Kukësit është shpallur fitues i Çmimit Ndërkomebtar të Vitit 2016 për Menaxhim dhe Cilësi.

Ky cmim është akorduar nga Klubi i Liderve Tregëtar Global, pas një monitorimi disa mujor nga Komiteti i Përzgjedhes për Trofeun Ndërkombëtar të Cilësisë.

Komiteti i Përzgjedhes ka bërë monitorimin e menaxhimit dhe cilësisë së ujit në më shumë se 7500 kompani qe ofrojnë këtë shërbim, në më shumë se 90 shtete të botës, në 5 kontinente.



Ceremonia e dhenies se trofeut u zhvillua ne Paris, në datat 19 – 20 Mars 2017, event ne te cilin mori pjesë Drejtori i UKK Kukës, Z.Gëzim Shehu ku Presidenti I Klubit të Liderve Tregëtar Global ia dorëzoi trofeun edhe çertifikatën përkatëse.



Në fjalën e tij, pas marrjes së tofeut, Drejtori i Ujësjellës Kanalizimeve Kukës theksoi se: -“ky çmim është vlerësimi më i madh jo vetëm për Ujësjellësin e Kukësit, por edhe me i veçanti në Shqipëri e Ballkan dhe natyrisht monitorimi i pavarur që është realizuar gjatë vitit të kaluar nga Klubi i Liderëve Tregtar Global, ka arritur në këtë vlerësim tejet pozitiv e domethënës, duke treguar performancën e shkëlqyer të punës dhe arritjeve të Ujësjellësit të Kukësit”.



Ky cmim vjen në një moment mjaft të rëndësishëm për të na motivuar e angazhuar më shumë në përmbushjen e misionit tonë në shërbim të qytetarëve të Kukësit.