Vazhdon puna për zbatimin e projektit të Unazës së Lagjes së Re të qytetit.

Kompania zbatuese ka nisur hedhjen e shtresës së parë të asfaltit, ndërsa janë vendosur ndriçuesit (LED) dhe janë ndërtuar trotuaret.

Nga Drejtoria e Planifikimit, Kontrollit dhe Zhvillimit të Territorit ky projekt cilësohet si ndër më të rëndësishmit për vetë impaktin që ka në këtë zonë. Rruga do të ketë një gjatësi 650 metër dhe do të jetë me të gjithë parametrat, duke filluar me kanalizimin e ujërave të zeza e të bardha, trotuaret, ndriçimin etj.



Ky investim i Bashkisë Kukës kap vlerën e 29.169.088.20 lekëve dhe do tu shërbejë rreth 5800-6000 banorëve të kësaj zone.