Kryetari i Bashkisë, Z.Bashkim Shehu priti sot në një takim shumë miqësor Ambasadoren e Kinës në Shqipëri, Jiang Yu.

Mesazhet e bashkëpunimit dhe perspektiva për t’a bërë zonën e Kukësit një zonë të zhvilluar edhe përmes investitorëve kinezë ishin ndër temat që dominuan bisedimet gjatë këtij takimi.



Ambasadorja Yu u shpreh se Kukësi ka potencial të madh zhvillimi në të gjitha fushat dhe se mundësitë për bashkëpunim janë reale, sidomos në fushën e mineraleve, në energjitikë, bimë medicinale dhe turizëm. Gjithashtu, Ambasadorja Jiang Yu ofroi edhe bursa studimi për në universitetet kineze për vitin e ri akademin 2018-2019.


Kryetari Shehu falenderoi Ambasadoren Yu për vizitën dhe për optimizmin në lidhje me bashkëpunimet e mundshme në vazhdimësi duke siguruar se Bashkia Kukës është gjithmonë e hapur për bashkëpunime serioze dhe mirëpret çdo lloj investimi që është në dobi të qytetit dhe banorëve të Kukësit.



Pas takimit Ambasadorja Yu dhe Kryetari Shehu vizituan ekspozitën e punimeve artizanale të Kukësit, në të cilën diplomataja kineze u njoh nga afër me punën e artizaneve kuksiane dhe teknikat e përdorura ndër shekuj.


Gjatë vizitës në Kukës, Ambasadorja Jiang Yu së bashku me Kryetarin e Bashkisë, Z.Bashkim Shehu mbollën edhe “Pemën e miqësisë” si simbol i marrëdhënieve të mira mes dy vendeve dhe shtrirjen e bashkëpunimit të Kinës me Kukësin.



Pas mbjelljes së “Pemës së miqësisë”, diplomatja kineze së bashku me kryebashkiakun Shehu vizituan edhe fëmijët e Qendrës Sociale të Kukësit, për të cilët Ambasadoraj Yu kishte përgatitur edhe disa dhurata simbolike.