Ambasadorja e BE, Zj. Romana Vlahutin e shoqeruar nga Ambasadori i Austrise, Z. Johann Sattler u priten nga Kryetari i Bashkise, Z. Bashkim Shehu.

Kryetari Shehu ne fjalen e tij falenderoi diplomatet e larte europiane per viziten ne Kukes dhe investimet per realizimin e nje sere projektesh te rendesishme ne fushen e infrastruktures dhe edukimit, si projektet IPA ne Shishtavec, qofte me rrugen qofte me rehabilitimin e plote te sheshit e rrugeve te brendshme te Shishtavecit, doganen e Morinit, pershirjen e Kukesit ne projektet e programit “Bashkite per ne Europe” si mundesi reale per thithjen e donatoreve dhe fondeve.
Ne kete kuader eshte pare me shume vlere edhe hapja e “Kendit te BE-se” ne Kukes, i cili ka mision informimin e opinionit per mundesite qe ofrojne projektet e BE-se ne teresi dhe ato te IPARD ne fushen e bujqesise dhe agrokultures, mbeshtetjen e te rinjeve permes formimit profesional etj.

Kryetari i Bashkise i beri nje prezantim te plote te situates social-ekonomike te Kukesit duke informuar ambasadoren Vlahutin rreth problematikave shqetesuese si:
– Heqja nga skema e ndihmes ekonomike te 3630 familjeve mes te cilave 150 familje invalidesh .
– Kompetencat e kufizuara te pushtetit vendor dhe pamundesite per te kontrolluar e perfituar nga pasurite nentokesore dhe ato energjitike si investime strategjike dhe koncesionare e cila lidhet shume ngushte me forcimin e financave dhe autonomise vendore dhe zhvillimin social-ekonomik te zones.
– Diskutimin dhe mundesite per venien ne funksion te Aeroportit te Kukesit.
– Politikat fiskale te bashkise per biznesin dhe vecanerisht per investitoret ne fushen e turizmit.
– Bashkepunimi me donatoret dhe thithjen e fondeve jobuxhetore ne realizimin e projekteve konkrete me destinacion social e komunitar.
– Thithja e investitoreve dhe krijimi i vendeve te reja te punes, kryesisht ne fasoneri.
– Procedurat dhe hapat e Bashkise Kukes permes diskutimit publik per regjistrimin e tokave dhe pronave etj.

Nga ana e saj Ambasadorja Vlahutin vleresoi maksimalisht Bashkine e Kukesit si nje nder bashkite qe ka ditur me se miri te hartoje projekte e te aplikoje prane BE-se, te perfitoje nga keto projekte, e kjo sipas Ambasadores eshte shume e rendesishme.

Ajo vleresoi gjithashtu bashkepunimin e shkelqyer te deritanishem me Bashkine e Kukesit, duke garantuar mbeshtetje edhe ne vijimesi.

Angazhimin e Kryetarit te Bashkise ne sipermarrje te tilla Ambasadorja Vlahutin e cilesoi si nje hap shume te rendesishem per ta pare ate si nje partner te qendrueshem ne projektet e ardhshme qe do te financohen nga BE.

Ambasadorja e Bashkimit Europian, Zj. Romana Vlahutin dhe Ambasadori i Austrise, Z. Slatter inkurajuan Kryterain e Bashkise per vizionin e zhvillimit te zones, e vecanerisht ne fushen e turizmit malor, duke vleresuar poziten gjeografike te Kukesit, e duke i cilesuar si zona te virgjera e qe kerkojne kujdes maksimal ne investime qe nuk prekin mjedisin.

Ambasadorja Vlahutin deklaroi se do rikthehet ne Kukes ne datat 24 dhe 25 Maj per te inaguruar projektet e financuara nga BE, por ç’ka eshte me e rendesishmja, te zhvilloje bashkebisedim te gjere me qytetaret e Kukesit per mundesite qe ofrojne projektet e BE-se ne fushen e buqjesise, agrokultures, formimit profesional dhe mbeshtetjen per te rinjte.