Kryetari i Bashkisë Kukës, mikpritësi i parë i Kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Z.Kadri Veseli.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Z.Kadri Veseli nisi sot vizitën e tij dy ditore në Shqipëri. Në pikën e kalimit kufitar të Morinit, ishte kryebashkiaku Shehu ai që i uroi mirëseardhjen kryeparlamentarit të Kosovës, Z.Veseli.



Në këtë takim të shkurtër mes kryebashkiakut Shehu dhe kryeparlamentarit Veseli, veç mirëseardhjes, temë diskutimi ishte edhe rritja e bashkëpunimit ndërkufitar në të gjitha sferat.



Z. Veseli deklaroi për mediat se “kufiri mes dy shteteve duhet të jetë i liberalizuar. Jo vetëm qytetarët e dy vendeve por edhe mallrat duhet të lëvizin siç lëviz shpirti i qytetarëve tanë. Institucionet dhe Qeveritë e dy vendeve duhet të punojnë për heqjen e barrierave burokratike dhe shmangien e procedurave që shqetësojnë qytetarët.”



Gjatë vizitës dy ditore në Shqipëri Kryetari i Kuvendit te Kosovës, Z.Kadri Veseli pritet të ketë takime me drejtuesit më të lartë të institucioneve shtetërore si dhe kryetarin e opozitës, Z. Lulzim Basha.