Bashkia Cliffside Park-NJ ka hapur dyert per delegacionin e kryesuar nga kryetari i bashkise Kukes, Z.Bashkim Shehu, i cili shoqerohej nga deputetja e PDSH Albana Vokshi.

Kryetari i bashkise Cliffside Park, Z.Thomas Calabreze eshte shprehur entuziast per ndarjen e eksperiencave te menaxhimit lokal me nje bashki nga Shqiperia. “Shqiperia ka ardhur ne vemendjen time nga qindra familje shqiptare qe kane zgjedhur te banojne ne Cliffside Park si dhe nga nje prej autoriteteve te zgjedhura ne Bordin e Edukimit, shqiptarja Selvie Nikaj. Siç e shihni kam mbresa pozitive nga shqiptaret, prandaj vendosa te takohem me kryetarin e bashkise se Kukesit dhe te bisedoj per praktikat tona ne funksionimin e pushtetit lokal” – u shpreh kryebashkiaku i Cliffside Park, Z.Thomas Calabreze.