Programi Kombëtare I Praktikave Te Punës

Në mbështetje të vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 395, datë 29.04.2015 “Për miratimin e programit kombëtar të praktikave të punës në administratën shtetërore dhe institucionet e tjera publike”, i ndryshuar, Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë shpall hapjen e thirrjes së katërt të Programit Kombëtar të Praktikave të Punës.

Afati për aplikim është nga data 8 shkurt deri më datë 28 shkurt 2019.

  • Programi është një mundësi për të rinjtë profesionistë nga mosha 21 deri 26 vjeç,  nga Shqipëria dhe Diaspora, të cilët kanë mbaruar minimalisht ciklin e parë të studimeve bachelor.
  • Qëllimi i Programit Kombëtar të Praktikave të Punës është përfitimi i një përvoje kualifikuese që ndikon në zhvillimin e aftësive profesionale, akademike, personale dhe njohja me administratën publike.
  • Zhvillimi i praktikës së punës është pa pagesë megjithatë periudha e praktikës së punës do të njihet si përvojë pune gjatë rekrutimit në institucionet e administratës publike.

Kohëzgjatja e Programit Kombëtar të Praktikave të Punës do të jetë tre muaj.

Shpërndaj