Në kuadër të fushatës “Transformimi i përgjigjes kombëtare ndaj trafikimit të qenieve njerëzore në dhe nga Shqipëria” dhe me mbështetjen financiare të Mbretërisë së Bashkuar, British Embassy Tirana, u zbatua për herë të parë në qytetin verior të Shqipërisë si i pari program për 2022, edicioni Upshift Kukës në datat 28-29-30 Janar 2022.
Në partneritet me Ministrina e Arsimit dhe Sportit, Ministrin e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët Bora Muzhaqi , #ICTSlab dhe United Nations Albania 🇺🇳 🇦🇱
10 grupe dhe 50 të rinj u bënë pjesë e UPSHIFT në ambientet e American Corner dhe nën kujdesin e mentorëve si: 𝐀𝐧𝐱𝐡𝐞𝐥𝐚 𝐆𝐣𝐚𝐧𝐚, 𝐀𝐧𝐝𝐫𝐞𝐚 𝐒𝐡𝐭𝐣𝐞𝐟𝐧𝐢, 𝐁𝐞𝐬𝐚𝐫𝐭 𝐌𝐚𝐭𝐚𝐣, 𝐄𝐦𝐢𝐫𝐢𝐨𝐧𝐚 𝐕𝐞𝐥𝐢𝐚, 𝐄𝐫𝐯𝐢𝐬𝐚 𝐓𝐨𝐝𝐚𝐣, 𝐄𝐥𝐭𝐢𝐨𝐧 𝐊𝐮𝐩𝐭𝐫𝐢𝐣𝐚, 𝐆𝐥𝐚𝐝𝐢𝐨𝐥𝐚 𝐈𝐬𝐦𝐚𝐢𝐥𝐚𝐣, 𝐊𝐫𝐢𝐬𝐢 𝐊𝐥𝐥𝐚𝐩𝐢, 𝐋𝐨𝐫𝐞𝐥𝐚 𝐊𝐚𝐫𝐚𝐛𝐮𝐬𝐡𝐢 𝐝𝐡𝐞 𝐒𝐨𝐧𝐢𝐥𝐚 𝐙𝐞𝐧𝐞𝐥𝐢.
Programi UPSHIFT synon që të rrisë kapacitetet dhe të krijojë aspirata për të rinjtë në Shqipëri në mënyre që ata të kontribuojnë dhe të përfitojnë në komunitetet e tyre dhe në themel të kësaj nisme është ndërtimi i aftësive lehtësisht të transferueshme, angazhimi dhe fuqizimi rinor me në mendje sipërmarrjen sociale.
Juria e përbërë nga znj. Esmeralda Shala, nga ICTSlab; Sonila Pema nga Unicef; Jola Foto nga Ambasada Britanike në Shqipëri zgjodhi fitues projektet:
🏅𝐊𝐥𝐮𝐛𝐢 𝐒𝐩𝐨𝐫𝐭𝐢𝐯, nga Shkolla Mesme Bushtricë, mentore Emiriola Velia.
🏅𝐍𝐚𝐭𝐮𝐫𝐞 𝐕𝐨𝐢𝐜𝐞, nga shkolla “Havzi Nela” e qytetit të Kukësit, mentore Anxhela Gjana.
🏅𝐓𝐞𝐫𝐫𝐞𝐧𝐢 𝐒𝐩𝐨𝐫𝐭𝐢𝐯, nga Shkolla Mesme Gostil, mentor Besart Mataj.
🏅𝐀𝐥𝐟 𝐂𝐡𝐚𝐧𝐠𝐞𝐫𝐬, nga Shkolla “Havzi Nela” e qytetit të Kukësit, mentore Lorela Karabushi.
🏅𝐌𝐚𝐬𝐭𝐞𝐫 𝐌𝐢𝐧𝐝𝐬, nga Shkolla “Skënderbeu” e qytetit të Hasit, mentor Andrea Shtjefni.
Projektet fituese do të marrin mbështetje financiare deri në 1,000 euro për realizimin dhe zbatimin e tyre i cili do të ndiqet nga qendra laboratorike e aftësive të shekullit 21 ICTSlab.
#UpshiftAL #unicefprotects #unicefalbania #StopHumanTrafficking #ICTSlab #YouthEmpowerment #SocialEntrepreneurship Bashkia Kukës