Pas një viti të vështirë pandemie dhe lehtësimi të masava anticovid, fëmijët e qytetit të Kukësit shijuan gëzimin dhe atmosferën e festës së 1-Qershorit.
Sheshi Skenderbe edhe pse me reshje shiu si asnjëherë më parë u mbush nga fëmijët e shkollave dhe kopshteve të qytetit, për të përcjellur koncertin e madh festiv bashkë me mësuesit e prindërit e tyre.
Ndërkohë aktiviteti festiv për të gjithë fëmijët e pranishëm, u përshendet edhe nga Kryetari i Bashkisë Safet Gjici, i cili uroi shumë fat e gëzim për ta.
Koncerti u organizua nga Qendra Kulturore e Fëmijëve të Bashkisë Kukës në bashkëpunim me Zyrën Vendore Arsimore dhe institucione të tjera arsimore të qytetit.