Sot në këtë datë kaq të rëndësishme përkujtuam me respekt e mirënjohje të thellë 110-vjetorin e hapjes së Shkollës së parë shqipe në Kolesjan të Lumës.
Në këtë ditë festive morën pjesë përfaqësues të pushtetit vendor, arsimtarë, intelektualë e përfaqësues të organizatës “Luma”, mësues e drejtues shkollash, banorë të fshatit Kolesjan etj.
Kryetari i bashkisë Kukës në fjalën e tij përshëndetëse: falenderoi dhe uroj nga zemra gëzuar 110-vjetorin e hapjes së shkollës së parë shqipe në Kolesjan të Lumës
“Shkolla e parë e Kolesjanit ishte vatra e parë e diturisë në zonën e Lumës.
Si sot, më 14 tetor të vitit 1911, 110 vjet më parë në fshatin e Kolesjanit me ndihmën e patriotëve dhe atdhetarëve kukësianë, u arrit hapja e kësaj shkolle.
Kjo shkollë mblodhi rreth saj patriotët,më të shquar, të cilët punuan me mish e me shpirt për gjuhën, arsimin dhe përparimin e kombit shqiptar.”
Ndër të tjera Z.Gjici theksoi që: Bashkia Kukës do japë ndihmën e vet në këtë drejtim, vazhdimisht do u krijojë kushte sa më të përshtatshme nxënësve e mësuesve nëpër shkolla.
“E vlerësoj shumë punën e studiuesve Shefqet Hoxha, Isa Halilaj, Fejzulla Gjabri, Nazif Dokle, Naim Manaj, Mexhit Hajdari, etj, të cilët kanë punuar me përkushtim në ndriçimin e historisë së arsimit të Kukësit-shprehet Z.Gjici.”
Nderime e mirënjohje për të gjithë mësuesit që kanë kontribuar dhe kontribojnë në këtë shkollë ndër vite.
Festofshim sa më shumë përvjetorë të tillë!