Perfundon asfaltimi i unazes se rruges per banoret e fshatit Nange

Punimet për asfaltimin e unazës së rrugës për banorët e fshatit Nangë kanë përfunduar dje, ku dhe vetë kryetari Gjici ishte në inaugurimin e rrugës.

Banorët e këtij fshati mikëpritën kryetarin e bashkisë me lodra e curle duke ja marrë valles që më në fund pas 30 vitesh është bërë e mundur të gëzojnë në këtë ditë rrugën e asfaltuar.
“Banorët u shprehën dhe falenderuan nga zemra kryetarin e bashkisë Safet Gjicin se është i vetmi ndër kryetarët që premtimin e dhënë për ta e bëri realitet vetëm Safeti. “

Ndër të tjera edhe vetë z.Gjici uron të gjithë banorët ta gëzojnë rrugën dhe ndihet i lumtur që shikon se sa të gëzuar janë banorët që pas 30 vitesh kjo kërkesë dhe problematikë mori zgjidhje.
“Ky nuk është investimi i fundit për fshatin Nangë por do ta bëjmë fshatin më të bukur pjesë e 100 fshatrave turistike me të gjitha standartet.
Dhe ne po i kushtojmë vemendje infrastrukturës rrugore duke investuar në çdo fshat dhe lagje të qytetit. ”

Shpërndaj