Rehabilitimi i Qendrës Ditore të të moshuarve në Kukës

Bashkë me z. Agron Geca, Prefekt i Qarkut Kukës, znj. Monica Merino, Përfaqësuese e Përhershme e UNDP-së në Shqipëri, znj. Silvana Mjeda, oficere e programit, Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, e me dhjetra pensionist, inaguaruam rehabilitimin e Qendrës Ditore të të moshuarve në Kukës.
Projekti “As ‘Ne’ Të Mos Mbetemi Pas” është një nismë e Bashkisë Kukës, e mbështetur nga skema e Granteve për Shërbime Shoqërore me Bazë Komunitare e UNDP-së në kuadër të Programit “Askush Të Mos Mbetet Pas”, që synon forcimin e shërbimeve sociale në nivel vendor në Shqipëri.
📌 Ky projekt përmirëson ndjeshëm ofrimin e shërbimeve të kujdesit social për të moshuarit. Nëpërmjet ndërhyrjeve të tij, janë përmirësuar kushtet e ofrimit të shërbimeve në Qendrën Ditore për të Moshuarit në Kukës, si dhe janë shtuar shërbimet socio-shëndetësore për këtë target grup.
📌 Qendra do të shërbejë si një vend ku të moshuarit të kalojnë kohën e lirë në mënyrë cilësore.

Shpërndaj