77 Vjetori i Çlirimit të Kukësit

Me rastin e 77-Vjetorit të Çlirimit të Kukësit nga forcat nazifashiste,më 18 nëntor 1944
Bashkia Kukës organizoi sot një konferencë përkujtimore dhe aktivitete artistike.
Në këtë ditë përkujtimore morën pjesë, drejtues të pushtetit qendror e vendor, pasardhës të familjeve të dëshmorëve dhe të veteranëve të Luftës Antifashiste Nacional-Çlirimtare.
Kukësi nisi të marrë frymë lirisht, pa pushtuesin e huaj dhe nisi rindërtimi pas shkatërrimeve të luftës.

“Prandaj sot përkujtojmë memoriet, faktet, kontributet e të gjithë atyre që luftuan dhe dhan jetën për çlirimin e atdheut.
Dhe ne sot jemi mbledhur ta përkujtojmë këtë ditë. E përkujtojmë në këtë 77 vjetor. Kështu do e përkujtojmë gjithmonë sepse, është shenjë nderimi për sakrificat dhe vitalitetin e brezave të mëparshme për liri e pavarësi”, tha ndër të tjera Gjici.
“Data 18 nëntor është një datë e shenjtë, një datë historike,është respekti më i thellë për sakrificat e mëdha të popullit tonë në përpjekje për të qenë i lirë. Rroft populli kukësian lavdi dëshmorëve të atdheut.”

Shpërndaj