Sot më datë 4.10.2021 në Bicaj është dita kur përkujtojmë me respekt e mirënjohje të thellë 77-vjetorin e krijimit së Brigadës XXIV Sulmuese.
Është një nga formacionet partizane që ka lënë gjurmë të ndritshme në vitet e Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare.
Kjo datë do të kujtohet brez pas brezi si një ditë historike, si ditë e veçantë për të përkujtuar dëshmorët e Luftës Nacional Çlirimtare!
Në këtë 77 vjetor të krijimit te Brigadës XXIV Sulmuese veteranët, pasardhësit e tyre, të familjeve të dëshmorëve e invalidët e LANÇ dhe gjithë populli i Kukësit sjellin në kujtesë rrugën historike e luftarake të Brigadës plot sakrifica, privacione dhe heroizma në gjithë inkursionin luftarak të saj kundër nazifashizmit dhe bashkëpunëtorëve të tyre.
LAVDI DËSHMORËVE TË ATDHEUT!🇦🇱