Panairi i Studimit ne Evropë – Erasmus+

DG EAC (Directorate General for Education and Culture) në bashkëpunim me Delegacionin e BE-së në Tiranë dhe Zyrën Kombëtare Erasmus plus po organizojnë “Panairin e Studimit në Evropë” më 26 Tetor 2019, në hotelin Hilton Garden Inn, në Tiranë.

Ne Panair do të jenë te pranishëm 26 ekspozues (Universitete dhe institucione të larta) nga 19 vende + BE, duke përfshirë Austrinë, Bullgarinë, Kroacinë, Republikën Czecheke, Francën, Gjermaninë, Hungarinë, Italinë, Lituaninë, Hollandën, Poloninë, Sllovakinë, Slloveninë, Spanjën, etj. Suedia, Turqia dhe gjithashtu Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Serbia. Hyrja në panair është falas.

Mundësite e studimit ne BE-, janë edhe pyetjet më të shpeshta të drejtuara nga qytetarët pranë Këndit te BE-se në Bashki, dhe kjo është një mundësi dhe një shërbim i mirë për të gjithë të interesuarit

Kjo është një mundësi unike për të takuar Universitetet Evropiane dhe institucionet arsimore të mbledhura në një vend; t’i pyesin ata drejtpërdrejt në lidhje me programet e studimit për nivelet Bachelor, Master dhe PhD; të takohen me Përfaqësuesit e Bashkimit Evropian; për të mësuar më shumë rreth bursave, fondeve dhe Programit Erasmus +. Studentët (shkolla e mesme, universiteti), studiuesit, profesionistët e rinj, përfaqësuesit e universitetit, autoritetet kombëtare, profesionistë / ekspertë të arsimit të lartë dhe aktorë të tjerë (p.sh. prindërit) janë të mirëpritur te vizitojne panairin e Studimit në Evropë për të mësuar më shumë rreth mundësive të studimit në Evropë.

Shpërndaj