Bashkia Kukës ka nderuar me dhënien e titullit të lartë “Qytetar Nderi” i bashkisë Kukës Drejtorin e Spitalit Rajonal të Prizrenit, Prof.Assoc. Dr Afrim Avdaj

Bashkia Kukës ka nderuar, me dhënien e titullit të lartë “Qytetar Nderi” i bashkisë Kukës Drejtorin e Spitalit Rajonal të Prizrenit, Prof.Assoc. Dr Afrim Avdaj.
Me motivacionin, “Për kontributin e shquar human në fushën e mjekësisë”.

Në aktivitet morën pjesë vëllezër e motra nga Kosova, drejtues institucionesh, Prefekti i Qarkut Kukës, Kryetari i Qarkut, të ftuar të ndryshëm.

Në fjalën e tij përshëndetëse kryetari i bashkisë Kukës falenderoji dhe vlerësojë vendimin e Këshillit Bashkiak për t’i dhënë titullin e nderit dhe për të lartësuar e për t’i dhënë vendin e merituar Doktorrit për të gjithë kontributin e dhënë në fushën e mjekësisë si dhe ndihmën e madhe për familjet kukësiane në kohë pandemie dhe jo vetëm.

Ndër të tjera Z.Gjici tha se ky titull shkon “Në shenjë respekti, angazhimi, si dhe mbështetjen maksimale që Doktorri bashkë me stafin e tij ju ka shërbyer banorëve e pacientëve kukësiane që marrin shërbim në spitalin e Prizerenit.-shprehet kryetari i bashkisë Kukës.”

Shpërndaj