Bashkia Kukës ka nderuar sot më 07.02.2022, me dhënien e titullit të lartë “Qytetar Nderi” i bashkisë kukës humanistin e madh të kombit shqiptar Z.Halil Kastrati.
Me motivacionin, për kontributin e dhënë për familjet kuksiane në nevojë.
Në aktivitet morën pjesë përfaqësues dhe donatorë të organizatës “Jetimët e Ballkanit”.
Prefekti i Qarkut Kukës, Kryetari i Qarkut, drejtues institucionesh, të ftuar të ndryshëm.
Në fjalën e tij përshëndetse kryetari i bashkisë Kukës falenderoji dhe vlerësojë vendimin e Këshillit Bashkiak për t’i dhënë titullin e nderit dhe për të lartësuar e për t’i dhënë vendin e merituar kontributorit të shquar të popullit të Kukësit dhe gjithë trevave shqiptare, humanistit të madh dhe mikit tonë Z.Halil Kastrati.
Ndër të tjera Z.Gjici tha që “Kjo është mënyra më e bukur që populli i Kukësit dhe mbarë Shqipërisë të shprehë mirënjohjen për z.Halil.
Bashkia Kukës në bashkëpunim me shoqatën “Jetimët e Ballkanit” kanë ndërtuar 15 shtëpi dhe ka dhe shumë të tjera në proçes.
Qofsh gjithmonë fisnik i klasit të parë, e paç mendjen e kthjellët me u dhanë njerëzve në nevojë paqen e merituar! -shprehet kryetari i bashkisë Kukës.
Bashkia Kukës ka nderuar me titullin “Qytetar Nderi” i bashkisë Kukës humanistin e madh të kombit shqiptar Z.Halil Kastrati
