Bashkia Kukës nderon me Titullin e “Mirënjohjes” Gjeneral Major Obaid Al Ketbi me motivacionin:
Për mbështetjen e jashtëzakonshme dhe të pakursyer për motrat dhe vëllezërit tanë të Kosovës duke ofruar një strehë të ngrohtë dhe mikpritje në Kampin e Emirateve.
Gjeneral major, Obaid Al Ketbi ka qenë Komandant i Misionit Paqeruajtës të Emirateve të Bashkuara Arabe në Kosovë në vitin 1999.