Reshjet e shiut dhe borës gjatë mbrëmjes së djeshme kanë shkaktuar probleme për banorët e fshatit Nimçë Njësia Administrative Topojan.
Si pasojë e rrëshqitjes së gurëve shkëmborë e dherave banorët e zonës patën probleme në qarkullimin normal të tyre.
Ndërkohë Bashkia e Kukësit menjëherë sapo u njoftua me situaten e këtij fshati, bëri ndërhyrjen e nevojshme për të siguruar lëvizjen pa problem të automjeteve dhe banorëve.
Largimi i dherave dhe gurëve shkëmborë u bë e mundur gjatë orëve të para të mëngjesit.
Edhe në këto momente po vijonë puna në terren për të larguar e pastruar çdo centimetër rrugë në të gjitha Njësitë Administrative të Bashkisë Kukës, të cilat që nga mbrëm u përfishnë nga reshjet e borës.
Bashkia e Kukësit po monitoron situaten e krijuar dhe po punon për të siguruar qarkulim normal të automjeteve që levizin në akset kryesore dhe dytësore të bashkisë si dhe gjithë banorëve të njësive administrative që mbulon bashkia.