Në një atmosferë festive, rrethuar nga fëmijë dhe muzikë tradicionale të festave të fundvitit kryetari i Bashkisë Kukës Z. Safet Gjici, ka ndezur në mënyrë simbolike dritat e pemës së Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri.
Edhe këtë vit pema është vendosur në sheshin kryesor të qytetit.
Ndezja e dritave realizohet në një kohë shumë të vështirë për shkak të pandemisë Covid 19.
Në fjalën e tij Kryetari Gjici, tha se pavarësisht situatës që po kalojmë, nuk mund të rrinim pa realizuar atmosferën festive për fëmijët dhe qytetarët kuksianë, e gjitha kjo duke resketuar kufizimet e protokollit të Ministrisë së Shëndetësisë.
Ndërkohë kreu i Bashkisë shtoi më tej, se sot më shumë se kurrë duhet të jemi bashkë që të përcjellim shpresë, për ta gëzuar jetën edhe pse ajo shpesh herë na përballë me vështirësi.
Ndriçimi i qytetit do të sjellë atsmosferën e mirë që na ka munguar përgjatë 9 muajve të fundit.