Kryetari i Bashkisë Kukës z.Safet Gjici priti drejtuesit e Organizatës “Brezi i Gjelbërt Evropian”
Gjatë takimit të mbajtur kreu Gjici falenderoj dhe u shpreh se ndihet i privilegjuar që bashkisë Kukës i është dhënë çmimi “Bashkia Model për Brezin e Gjelbërt Evropian 2021”.
“Prej kohësh nga ana jonë është mbështetur në mënyrë aktive ideja e Brezit të Gjelbër Evropian. Gjithashtu janë organizuar një sër eventesh si dhe janë masa për ruajtjen e suksesshme të vlerave natyrore dhe kulturore përgjatë gjithë Brezit të Gjelbër Evropian.”-shprehet z.Gjici.
Ndër të tjera ai tha që Bashkia e Kukësit është një mbështetës aktiv i turizmit miqësor ndaj natyrës. Shtegu i ngjyrave që përshkon krejt brezin e gjelbër është bërë i famshëm në të gjithë Shqipërinë dhe Evropën.