Dëgjim publik online “Për prezantimin e Programit Buxhetor Afatmesëm 2021-2023”

Të nderuar qytetarë!

Në kuadër të përgatitjes për hartimin e Projekt Buxhetit Afatmesëm 2021-2023, Buxhetit të vitit 2021 dhe Paketës Fiskale, Bashkia Kukës ju fton të jeni pjesë e informimit dhe e konsultimit publik online, meqënëse Akti Normativ i Këshillit të Ministrave nr.17 datë 22.04.2020 ka vendosur “PËR PËRJASHTIMIN E ZBATIMIT TË PROCEDURAVE DHE TË AFATEVE PËR PËRGATITJEN E PROJEKTDOKUMENTIT TË PROGRAMIT BUXHETOR AFATMESËM PËR VITIN 2020” dhe po kështu edhe grupi i ekspertëve për situatën e pandemisë covid-19 ka përjashtuar zhvillimin e aktiviteteve (konsultime publike) në salla apo ambjente të mbyllura me më shumë se 10 persona.

Bashkia Kukës në faqen zyrtare të saj ka zhvilluar tashmë dhe një pyetsor online, ku shumë prej jush jeni bërë pjesë e buxhetimit duke dhënë kontributin tuaj nëpërmjet plotësimit të këtij pyetësori dhe për këtë ju falenderojmë.

Qëllimi i takimit online është të përfshijë sa të jetë e mundur komunitetin në proçesin e hartimit të buxhetit afatmesëm duke diskutuar mbi përmirësimin e ofrimit të shërbimeve dhe projekteve prioritare të Bashkisë Kukës.

Takimi do të organizohet ditën e Premte më datë 18.12.2020, nga ora 11 00 dhe mund ta ndiqni live në faqen Facebook të Bashkisë Kukës:  https://www.facebook.com/BashkiaKukesOfficial/

Kushtet teknike në të cilat zhvillohet dëgjimi publik online na detyron t’ju kujtojmë që pjesëmarrësit të jenë sa më konçiz dhe me artikulime sa më të shkurtëra.

Pjesëmarrja juaj në takimin online është e rëndësishme, jeni të mirëpritur për të shprehur opinionin tuaj.

Shpërndaj