Drejtorisë së Rrugëve Rurale pranë Bashkisë Kukës i shtohen 7 makineri per mirembajtjen e rrugeve

Drejtorisë së Rrugëve Rurale pranë Bashkisë Kukës i janë shtuar 7 makineri të rënda, disa prej tyre multifunksionale.

Në prezantimin e këtyre mjeteve ishte i pranishëm Kryetari i Bashkisë Z. Safet Gjici, i cili inspektoi makineritë teksa dhe demostroi funksionimin e tyre.

Mjetet e rënda do i shërbejnë bashkisë për të mirëmbajtur rrugët rurale, kryesisht në Njësi Administrative, të cilat gjatë stinës së dimrit hasin vështirësi në qarkullimin e mjeteve për shkak të borës dhe shiut si dhe prej terrenit të vështirë malor.

Prioritet i Kryetarit Gjici është që gjatë vitit 2021 shumë fshatra të Njësive Adminsitrative në zona të thella të kompletohen me infrastrukturën e duhur.

Shpërndaj