Në stadiumin “ Zeqir Ymeri”, është zhvilluar ceremonia e kurorëzimit kampion të ekipeve zinxhir U17 dhe U19.
Ekipet e drejtuara nga trajnerët , Agim Bela dhe Gëzim Shehu, siguruan titullin dhe daljen në Superligë disa javë përpara se të mbyllej gara.
Ekipi U19 , grumbulloi 48 pikë me golavarazh, 44 – 14 , duke u renditur 15 pikë larg vendit të dytë dhe pësuar vetëm një humbje. Ekipi U17 grumbulloi 37 pikë me golavarazh 50 – 17.
Lojtarët më të spikatur të këtyre ekipeve pritet t’i bashkohen ekipit të parë, gjë që nuk ndodh në qytete e tjera.