Kryetari i bashkisë Safet Gjici pa nga afër fillimin e punimeve të projektit për rehabilitimin e rrugës Malqene,Njësia Administrative Ujmisht.
Ky projekt mundësohet nga fondet e bashkisë i cila ka një afat përfundimi prej 4 muajsh.
Kreu Gjici theksoi se kjo rrugë ka qenë një problem prej 30 vitesh një kërkesë që banorëve nuk u është realizuar nga askush, prandaj ne si bashki morëm përsipër rehabilitimin e kësaj rruge.
Nder te tjera:Z.Gjici u shpreh se ne si bashki kemi synim Përmirësimin e infrastrukturës rrugore.
Kjo rrugë do të asfaltohet me cilësin dhe gjitha standartet e duhura.