Ka filluar aksioni i pastrimit jo vetëm në qytet por edhe në Njësitë Administrative.
Sot Kryetari i Bashkisë Z.Safet Gjici ishte në Njësinë Administrative Bicaj, ku drejtoria e Shërbimeve Publike ka bërë të mundur pastrimin e territorit nga mbeturinat dhe inertet.
Kryetari i bashkisë u shpreh që dita nis me mëngjes me pastrim, prandaj motoja jonë është mbajtja pastër e mjedisit.
Si dhe ju bëri thirrje të gjithë qytetarëve të ndërgjegjësohen me hedhjen e mbeturinave në koshat përkatës dhe në vend të caktuar dhe jo në ambjente publike.