Fillon faza e parë e projektit për rikonstruksionin e godinës se kopshtit nr.2 të qytetit

Kryetari i bashkisë kukës z. Safet Gjici bashkë me ambasadorin bullgar z.Momchill Raytchevski ishin sot pranë kopshtit nr.2 të qytetit për te parë nga afër
fillimin e fazës së parë të projektit për rikonstruksionin e godinës për t’iu ardhur në ndihmë fëmijëve për krijimin e një ambienti të këndshëm dhe të shëndetshëm për një zhvillim të qëndrueshëm dhe cilësor si brenda dhe jashtë çerdheve e kopshteve me kushtet më moderne.

Kreu Gjici u shpreh se ndihej shumë mirënjohës dhe falenderues ndaj qeverisë bullgare dhe ndaj ambasadorit, për bashkëpunimin e suksesshëm për ndërhyrjen e rikonstruksionit të këtij kopshti ku brenda 3 muajve pritet të përfundojnë punimet.

Shpërndaj