Kryetari i Bashkisë, Safet Gjici, ditën e sotme ka inspektuar punimet në rrugën e fshatit Bushat.
Gjici u shpreh se ndjehet i lumtur kur sheh se puna për asfaltimin e rrugës po ecën me ritme të shpejta.
Projekti për rrugën e fshatit Bushat është një investim që mbulohet nga fondet e Bashkisë Kukës.
Ky është një tjetër premtim i mbajtuar, edhe pse u abuzua shumë nga opozita e Kukësit, duke thënë që është një premtim elektoral, ku realiteti sot është krejt tjetër, sepse projekti po zbatohet pavarësisht çdo gjëje.