Fillon puna për asfaltimin e rrugës së turizmit të ri

Kryetari i Bashkisë, Safet Gjici, ditën e sotme ka inspektuar punimet në rrugën e turizmit të ri të qytetit.
Gjici u shpreh se ndjehet I lumtur kur sheh se puna për asfaltimin e rrugës po ecën me ritme të shpejta.

Sipas tij ndërhyrja në këtë rrugë kryesore për qytetarët e Kukësit, e cila është kërkuar prej vitesh që ti përshtatej rilindjes urbane që ka shëtitorja e qendra kryesore, do krijoj më shumë hapsira për ecje, qetësi që të fal bukuria natyrore që e rrethon këtë rrugë e gjithë qytetin tonë.

Projekti për rrugën e truzimit të ri është një investim që mbulohet nga fondet e Bashkisë Kukës.

Ky është një tjetër premtim i mbajtuar, edhe pse u abuzua shumë nga opozita e Kukësit, duke thënë që është një premtim elektoral, ku realiteti sot është krejt tjetër, sepse projekti po zabtohet pavarësisht çdo gjëje.

Shpërndaj