Inagurimi i rruges ne fshatin Malqene, Njësia Administrative Ujmisht

Kryetari i Bashkisë Kukës Safet Gjici, ishte  në fshatin Malqene, Njësia Administrative Ujmisht për të inaguruar përfundimin e rrugës.

Kjo rrugë ka qenë një kërkesë e shumtë prej 30 vitesh nga ana e banorëve të këtij fshati, ku u bë e mundur nga ana e bashkisë dhe qeverisë, si dhe vizionit që kryetari Gjici, ka për të punuar dhe mbajtur premtimet e dhëna.

Asfaltimi i kësaj rruge mundëson lehtësisht kalimin e banorëve dhe automjeteve për këtë zonë.
Dallohej qartë se sa të lumtur e të gëzuar ndiheshin banorët që pas 30 vitesh tashmë po gëzonin asfaltimin e rrugës.
Në shenjë falenderimi banorët e pritën kryetarin me “lodër e curle” ashtu siç e don tradita e asaj zone.

Gjithashtu Kryetari Gjici u shpreh që ndihej shumë i lumtur që ishte sot në inagurimin e kësaj rruge nje premtim i dhene para 1 viti e gjys, dhe tashmë premtim i mbajtur nga ana e bashkise.
Nder te tjera kryetari tha se ne kemi qellim se çfare themi e bejm realitet, kemi ber shume pune dhe do te vazhdojmë akoma me shume me projekte te tjera per rehabilitemin e rrugeve edhe neper Njesi të tjera Administrative.

Z.Gjici ju beri thirrje te gjitheve banoreve te kesaj zone kudo ndodhen qe te vin të investojn në vendlindjet e tyre dhe gjithmone ne do te jemi mbeshtetje per ta.

Shpërndaj