Kanë përfunduar punimet për rikonstruksionin e plotë të kopshtit numër 2 në lagjen 3 të qytetit. Kryetari i Bashkisë Safet Gjici i shoqëruar nga Amabasadori Bullgar në detyrë Asen Pachev, inaguruan ambientet e reja të kopshtit.
Gjatë fjalës së tij Gjici, teska falenderoi z. Pachev, Ambasador i Bullgarisë në Tiranë, për investimin e bërë, tha se: “Investimet që kanë për qëllim krijimin e kushteve bashkëkohore për vogëlushët e kopshteve janë prioritet në punën time si kreu i bashkisë Kukës”.
Ndër të tjera ai shtoi se: “Investimet do shtrihen edhe në kopshte të tjera, falë bashkëfinancimeve me fondet e huaja”.
Ndërsa Ambasadori i Bullgarisë në Tiranë, z. Asen Pachev, u shpreh se ndihet i kënaqur që falë investimeve Bullgare, janë krijuar kushte cilësore e bashkëkohore për vogëlushët e edukatorët e kopshtit numër 2. Ndërkohë që bëri me dije se mbështetja e Repubilkës së Bullgarisë ndaj projekteve të bashkisë Kukës do vijojë në bashkëpunime të tjera.
Rikonstruksioni i kopshtit numër 2 është financuar nga Ambasada Bullgare në Tiranë e bashkëfinnacuar nga Bashkia Kukës. Vlera totale e projketit është 99 mijë euro, nga të cilët 91% e shumës është investim nga Qeveria Bullgare e 9% është vlerë e financuar nga Bashkia Kukës. Kopshti ju shërben rreth 300 fëmijëve, të cilët tanimë në ambinetet e reja zhvillojnë një proçes më të mirë edukues, kulturor dhe zbavitës.