Kryetari i bashkisë Kukës z.Safet Gjici ishte dje në Shishtavec për të inspektuar nga afër ecurinë e punimeve të zbatimit të Projektit “Parku i Aventurave” ku gjithçka po ecën me ritme të shpejta.
“Ky investim kaq i rëndësishëm i jep mundësi rritjeje potencialit ekonomik në zonën e Shishtavecit, përmes promovimit të zonës nëpërmjet krijimit të hapësirave për zhvillimin e turizmit të aventurës dhe sporteve për të gjithë turistët e huaj dhe vendas” u shpreh kryetari Gjici.