Kreu i Bashkisë Kukës i jep titull Mirënjohje doktorit të Prizrenit Z. Afrim Avdaj

Kryetari i Bashkisë, Z. Safet Gjici, ka nderuar sot me mirënjohje Drejtorin e Spitalit Rajonal të Prizrenit, doktor Afrim Avdaj.

Kreu i bashkisë Safet Gjici, tha se kjo mirënjohje shkon në shenjë angazhimi, mbështetjeje e shërbimi për banorët e Kukësit dhe pacientët që marrin shërbim në spitalin e Prizrenit.

Gjatë ceremonisë drejtori Afrim Avdaj, u shpreh se ndjehet i privilegjuar dhe mjaft i vlerësuar  për mirënjohjen duke mbetur i angazhuar për mbështetje të vazhdueshme ndaj banorëve të Kukësit e më gjerë dhe sipas tij kjo është më e pakta që mund të bëjë, duke rikthyer në kujtesë ngjarjet në Kosovë të vitit 1999 dhe kontributin e kuksianëve gjatë eksodit.

Në Spitalin Rajonal të Prizrenit prej vitesh marrin shërbim qytetarët kuksianë prej të cileve 14 janë të shërbimit të hemodializës.

Shpërndaj