Kreu i Bashkisë Safet Gjici ka pritur në takim Drejtorin e Përgjithshëm të Gjendjes Civile Bledar Doracaj

Kryetari i Bashkisë Safet Gjici, ka pritur Drejtorin e Përgjithshëm të Gjendjes Civile të Shqipërisë Z. Bledar Doracaj, të cilët zhvilluan takim me punonjësit e zyrës së gjendjes civile të bashkisë si dhe punjonjësit e zyrave të Aleat.

Takimi kishte në fokus nisjen e fushatës për sensibilizimin e qytetarëve që të pajisen me karta ID.

Gjatë fjalës së tyre si kreu i bashkisë Gjici ashtu dhe Z. Doracaj i’u bënë thirrje qytetarëve të bashkisë Kukës që të aplikojnë sa më parë për mjetet e tyre të identifikimit.

Paisja me kartë ID do lehtësoj shumë sherbimet që qytetarët kërkojnë çdo ditë, shtoi me tej kryetari i bashkisë Safet Gjici.

Zyrat Aleat do të jenë çdo ditë të hapura dhe në gadishmëri për t’ju ardhur në ndihmë të gjithë qytetarëve.

 

 

Shpërndaj